Pas 20 vitesh kultivim te vreshtave te rrushit, fermeri Pajtim Lamaj nga fshati Mbers i bashkise Rroskovec ka vendosur asgjesimin e hardhive per ti zevendesuar ato me ullishte. Lamaj tregon se ka qene fermeri i pare qe ka mbjelle vreshta ne kete zone dhe ne siperfaqen prej tre hektaresh ka arritur te prodhoje deri ne 300 kv rrush. Po sipas tij ky eshte viti i pare me prodhim zero , dhe shkak per kete situate ka qene moti i pafavorshem qe ka shkaktuar shume semundje te hardhive, cilesia e dobet e pesticideve dhe mungesa e ndihmes nga shteti. Lamaj tregon gjithashtu se te gjithe kultivuesit e vreshtave po i braktisin siperfaqet e mbjella me rrush pasi ky vit i coi ne faliment te plote. Demi financiar per fermerin Lamaj arrin ne 15 milione leke te vjetra duke e cuar ne nje situate teper te veshtire ekonomike e madje kjo situate ka bere qe te mendoje dhe largimin nga vendi ne moshen 64- vjecare.Per kultivuesin Lamaj , jo vetem prodhimi zero kete vit eshte problem madhor per ta , por edhe sasia e madhe e rakise qe u ka mbetur stok ne banesat e tyre per shkak te mungeses se tregut.
(6) Vreshtat iu thanë, fermeri i zëvendëson me ullinj – YouTube