Arrëza e Devollit pavarësisht nga resurset natyrore që ofron sot është thuajse e braktisur. Papunësia në masë ka sjellë shpopullim të popullsisë ku të rinjtë kanë gjetur si alternativë emogrimin.
Bujqësia dhe blegtoria e kanë të vështirë të zhvilllohen në këtë zonë rurale ku mungojnë rrugët drejt parcelave të cilat nuk fuksionojnë, e në keto kushte punimi i tokës bëhet me kafshë.
“Ne jemi thuajse të braktisur” – thonë banorët, ndërsa pjesa më e madhe e mbetur në zonë janë të moshuar. Emigrimi drejt Greqisë me punë sezonale mbetet e vetmja mënyrë jetese për një pjesë të këtyre banorëve.