![](https://bionews.al/wp-content/uploads/2023/05/mmolas-foto.jpg)
Dikur e konsideruar si një qytezë, me pallate dhe me disa qindra persona të punësuar në minierë dhe bujqësi, sot Mollasit në Kolonjë i ka mbetur vetëm emri i njëjtë me atë të dikurshmin.Të moshuarit që kanë mbetur tregojnë për Mollasin e dikurshëm dhe atë që po jetojnë tani. “Këtu duket sikur ka rënë bomba” – shprehen banorët.Pasojat e këtij shpopullimi po japin efekte edhe te brezi i ri dhe mbyllja e shkollave, ç’ka nuk lë shumë shpresë se situata mund të përmirësohet.