![](https://bionews.al/wp-content/uploads/2023/09/xbuna.jpeg.pagespeed.ic.RYo3F8xmHW.jpg)
Lumi Buna në qytetin e Shkodrës po shkon drejt degradimit, si shkak i mos pastrimit të tij. Qytetarët shprehen se duhet ndërhyrje, pasi nuk pastrohet prej vitesh dhe kjo ndikon edhe në rrjedhën e ujit. Papastërtitë që sjell liqeni por edhe ujërat e zeza që derdhen janë dëmi më i madh që i bëhet eksostemit të lumit.
Është premtuar disa herë për një zgjidhje të problemit, por deri tani situata vijon të mbetet e njëjtë. Kjo është ndër zonat më të frekuentuara në Shkodër, sidomos gjatë orëve të paradites dhe gjatë darkës.