Ndërkohë që skema e naftës është përdorur nga qeveria për të ndikuar te fermerët si një mekanizëm stimulues, këta të fundit ende nuk e kanë përfituar për shkak edhe të procedurave. Teksa nafta jepet si ndihmë për fermerët nga ana e shtetit nga ana tjeter imputet bujqësore pësuan dyfishim të çmimit duke ndikuar drejtpërdrejt te vetë fermerët. Ata shprehen për Fax Neës se nafta që marrin nuk është e mjaftueshme për punimin e tokës ndërsa permendin se qeveria duhet të zbatojë edhe mekanizma të tjera lehtësuese.Fermerët përmendin faktin se çdo investim që i bëjnë tokës si vaditje apo punimet e tjera përdorin naftën dhe këto shpenzime janë më të mëdha me atë çka jep qeveria.Fermerët e zonës së Maliqit kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore ku sipërfaqe të mëdha zenë edhe gruri e misri i cili vitin që kaloi s’ka pasur treg. Ata ndihen të pasigurt nga ana e qeverisë pasi sipas tyre as në raste fatkeqësish natyrore si vitin e kaluar nuk pati dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara.