![](https://bionews.al/wp-content/uploads/2023/04/vera-3-1024x683.jpg)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organizoi për herë të parë pjesëmarrjen e 20 prodhuesve të verërave shqiptare në panairin më të madh të verës në Evropë – Vinitaly në Verona.Së bashku me këta prodhues prezantuam mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare në stendën “Wine vision by Open Balkan”, ku të treja vendet tona janë të ftuara të nderit në ditën e çeljes së dyerve të këtij panairi.