Segmenti rrugor prej 3 km , teresisht i amortizuar qe te con drejt pikes turistike te Gurezezes ne Cakran te Fierit eshte kthyer ne problem madhor jo vetem për banoret e zones, por edhe per turistet e huaj.
Sipas banoreve investimi i fundit ne kete segment rrugor eshte kryer ne vitin 2009, nderkohe qe 5 vitet e fundit rruga eshte amortizuar totalisht duke u bere e kalueshme vetem me kafshe.
Nderkohe sipas dervishit te teqese se “ Baba Refatit” , Pellumb Sulaj, ky segment eshte kthyer ne makthin me te madh jo vetem te banoreve te zones te cilet kane tokat e tyre pergjate kesaj rruge, varrezat e fshatit ku te ndjeret transportohen ne krahe deri ne banesen e fundit, per besimtaret qe shkoje drejt teqese por edhe per turistet e huaj te cilet jo vetem per shkak te amortizimit te rruges por edhe te mungeses se tabelave orientuese shpeshhere kthehen nga rruga. Nderkohe Cakrani eshte i perfshire ne projektin e 100 fshatrave turistike te programuar nga qeveria per investime, por per banoret e Cakranit deri tani ato kane mbetur vetem ne leter.
(6) Rruga e shkatërruar,dervishi: I cojmë të vdekurit në krahe deri në varreza – YouTube