![](https://bionews.al/wp-content/uploads/2023/08/FERMERI-1-1024x640.png)
Përgjysmimin e sasisë në masën 50% të skemës së brendshme në blegtori për vitin 2023 , një ndër fermerët më të mëdhenj të zonës së Tërbufit në Divjake, Franc Kaloshi e ka cilësuar vjedhje të hapur nga instancat perkatëse dhe nga AZhBR. Sipas tij kjo nuk është hera e parë që ndodh pasi dhe herë të tjera këto fonde jane përgjysmuar teksa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimet për këtë situatë të krijuar që po i con drejt falimentimit .