Një ndër gratë më energjike te Myzeqesë, plot energji pozitive , pasion , përkushtim për punën e dashuri për jetën. Ajo është Klara Semanjaku, administratore e “Fermës Semanjaku” në Sheqishtë të bashkisë Patos , nje biznes familjar që funksionon prej me shumë se 20 vitesh dhe që sot është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të mishit të gicit në Qarkun e Fierit e më gjerë. Ajo njihet nga të gjithë në zonë si nje fermere e zonja, anetare e keshillit bashkiak por njeherezi dhe si aktiviste per mbrojtjen e te drejtave te grave. Per mikrofonin e Fax Neës , Klara tregon se si me te ardhurat e siguruara ne emigracion, vendosen se bashku me bashkeshortin te hapnin fillimisht nje ferme modeste e cila me kalimin e viteve sa vinte e zhvillohej ndihmuar edhe nga skemat mbeshtetese te qeverise per blegtorine e bujqesine. Paralelisht me fermen Klara tregon se kane marre me qera edhe nje siperfaqe te konsiderueshme toke bujqesore fare prane kompleksit ne fjale, te mbjella kryesisht me drithëra e foragjere , per te siguruar nje ushqim sa me bio per gicat e fermes . Ferma “ Semanjaku” eshte nje nder me te medhate ne vend qe furnizon me mish te fresket gici nje pjese te kondiderueshme te tregut vendas. Ecuria e ketij aktiviteti blegtoral qe zhvillohet aty dhe gjithe cikli i mbyllur qe ka arritur te realizoje ky investim ka njohur dhe veshtiresite e veta, por pikerisht ne ato momente nuk kemi hequr dore ,por kemi gjetur forcen per te ecur perpara tregon Klara teksa nuk ka nguruar te jete edhe nje model frymezimi per te rinjte e zones qe kane ndermarre iniciativa biznesi.Modele te tilla fermash jane domosdoshmeri jo vetem per te krijuar te ardhura, por edhe per ti dhene zhvillim zonave rurale ka thene Klasa teksa ka apeluar fuqishem qe te rinjte e sotem te mos zgjedhin te jene argat ne emigracion ,por zot ne vendin e tyre.