Kjo është Fate Ferati, 105-vjeçarja nga Kukësi, që zoti i fali nëntë fëmij, tetë prej tyre jetojnë edhe sot.Fatja prej 5 vitesh është future në shekullin e dytë të jetës. Ajo rrëfen sakrificën e saj, mes vujtjesh e mundimesh për të arritur deri në ditët e sotme.Ka një memorje shumë të konsoliduar, duke mbajtur mend jo vetëm rregjimet që ka kaluar, por edhe zhvillimit politike gjatë viteve të fundit në Shqipëri.Pengu i jetës së saj është ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, hidrocentral i cili do të ndërtohet në vendëlindjen e Fates. Në këtë moshë që është, ajo ka kërkuar si banore e Skavicës, të ndërtohet vepra energjitike.Ëndrrën e saj e ka konkretizuar edhe me kërkesa të vazhdueshme drejtuar institucioneve liderve të shteteve të huaja.
Fatja punoj 26 vite në shëndetesi, zhgënjimi i saj është pensioni i vogël, vetëm 150 mijë lek të vjetra merr në muaj.Apelon tek qeveria e Ramës që pensioni të rritet pasi shuma është qesharake.Djali i madh, Bashkimi tregon sakrificën e nënës ndaj tyre. Ai rrëfen dashurinë e përkujdesjen që nëna u fali gjatë gjithë jetës.Më tej, Bashkimi tregon edhe numrin e nipërve, mbesave e stërnipërve , pasardhës të gjyshe. Sekreti i një jete të shëndetshme për nënë Faten e zbulon djali i vogël Defrimi, i cili kujdeset për të së bashku me bashkëshorten.“Duaje familjen, duaje atdheun, hyni e dilni por kurrë mos e braktisni Shqipërin” është mesazhi i aktual nënlokes drejtuar të rinjve e të rejave që kanë marrë dhenë në rrugët e emigrimit.