Qyteti i Gjirokastrës gjatë viteve te fundit është kthyer në një atraksion turistik për turistët e huaj dhe vendas. Vetëm gjatë ketij viti ende pa nisur mirë sezoni qytetin e gurtë e kane vizituar rreth 28 mijë turistë nga vende te ndryshme si , Gjermania, Italia, Kina, Japonia, etj, te cilët kanë ardhur si grupe apo individë.
Kalaja e Argjiros është destinacioni i parë që vizitojnë, tuneli i luftës së ftohtë , muzeu i armëve e ndërsa së fundmi edhe shtëpia e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare- keshtu eshte shprehur përgjegjesia e turizmit pranë bashkisë Gjirokaster Ervina Saliaj.
Bizneset që operojnë në zonën e pazarit karakteristik janë shprehur se levizja ka filluar shumë më herët këtë vit, por turistët ndeshen me produket e gatshme që tregetohen kudo ata kërkojnë punë dore me simbolikën e qytetit, nje tjetër problem për bizneset është edhe mungesa e fuqisë punëtore .
Gjatë vitit të kaluar qytetin e gurtë te Gjirokastres e kane vizituar rreth 200 mije turistë te huaj dhe vendas e ndersa kete vit pritet qe kjo shifër të rritet pasi të gjitha hotelet apo edhe bujtinat te cilat jane shtuar shume se fundmi jane te prenotuara.