Zdrukthtaria dikur ishte ndër profesionet më të kërkuara, por sot kësaj zeje i ka humbur shkëlqimi. Të paktë janë ata që e praktikojnë në vendin tonë.Prej më shumë se 50 vitesh Met Axhami nga Kukësi punon në mjeshtërinë e drurit. Ai që në moshën 16 vjeçare doli zdrukthtar, falë profesionit që i la trashëgim i ati.Ndonëse pesha e viteve është e madhe, plot 67 të tillë mban mbi supe, ai ndez makinerit e sharrës e zdrukthit e vijon punën për të mbyllur porositë e klientëve.Profesioni i ka mundësuar të zhvilloj aktivitetin si në ndërmarrje shtetërore, por edhe në atë private.Pavarësisht rreziqeve që mbartë ky zanat Axhamin e gjenë çdo ditë të punojË në kombinatin pranë shtëpisë së tij.Meta ka tre djem me profesion zdrukthtar, asnjëri nuk është në Shqipëri, të tre e ushtrojnë profesionin e zdrukthtarit jashtë vendit në Gjermani. Arsyeja është e thjeshtë, puna e tyre paguhet më mirë dhe të ardhurat janë më të larta.Vetmia e pesha e moshës nuk e pengojnë pasionin e përpunimit të drurit tek Meta. Ai thotë se do të punojË sa të ketë frymë, pavarfësishtë se djemtë i kanë kërkuar të mos ushtroj më profesionin.Brenga e tij është që ky profesion po humbet, të rinjtë duhet ti rikthehen kësaj pasurie, por emigrimi po e humbet atë.