Nga Shkodra, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, theksoi se dëmtuesi kryesor i pyjeve sot janë zjarret, teksa në vitin e kaluar ka pasur rreth 3500 hektarë pyje të djegur. Ai tha se po shihen masa shtrënguese në kodin penal për ashpërsimin e masave për zjarrvëniet me dashje…Shqetësim mbetet edhe mbjellja e kanabisit në pyje, ku Kala thotë se duhet bashkëpunim i ngushtë me policinë…Gjatë takimit të zhvilluar për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Qarkun e Shkodrës, Kala i bëri apel qytetarëve që të mbrojnë pyjet.