Ndërsa së fundmi e gjithë hapësira e plazhit në shëtitoren Lungomare 2, i është dhënë privatit. Edhe pse investimi publik i mezipritur u tha se do të ishte në shërbim të qytetit, duket se privati me firmë të bashkisë ka pushtuar gjithcka.Sipas informacioneve nga agjencia rajonale e bregdetit plazhi Lungomare 2, në të gjithë gjatësinë e saj i ka kaluar privatit.
Nga ana tjetër qytetarë, vlonjat dhe jo vetëm, ata që prej vitesh të tëra kanë frekuentuar plazhin e Shkëmbit të doktorit shprehen të revoltuar, jo vetëm pse të gjitha plazhet dikur publike i janë dhuruar privatit, por edhe për faktin që këta të fundit (privati) nuk i lejon më as të kalojnë në vijën e plazhit.
Jemi të shqetësuar, kjo është vjedhje, smund të na ndalosh edhe të kalojmë në plazh- thotë një prej tyre.Banorët tregojnë se kanë një jetë në këto plazhe, këtë vit, spo i lejojnë as të shkelin, ku të vemi ne? -thonë banorët.
Nga ana tjetër mbi këtë shqetësim është njoftuar edhe prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj, i cili thotë se do ketë një grup pune që do të monitorojë zbatimin e kontratave.Për publikun në Vlorë është lënë vetëm një hapësirë pranë shkollës së Marinës, por ky plazh sipas autoriteteve shëndetësore shënohet me ngjyrë të kuqe, dhe është plazh i papërdorshëm për shkak të ndotjes së lartë që ka uji.