Në fshatin Vreshtas të Peqinit, bashkia kujtohet të regjistrojë traktorët e fermerëve dy ditë para zgjedhjeve. Kjo ka shkaktuar tension mes Gëzim Topçiut që rikandidon për PS për postin e kryetarit dhe deputetin e PD Edmond Spaho. Ky I fundit shprehet për mediat se Topciu mblodhi banorët me preteksin e regjistrimit të traktorëve dhe u kërkoi të votojnë për të. “Ky është një aktivitet që ska lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Pëëendavinji apo kryetarët NJ. AD. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur në unë dokumentiva një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu “shprehet deputeti Spaho
Por ka reaguar kandidati i PS Gëzim Topciut
“Nuk e quaj tension sepse është absurde që një deputet i parlamentit shqiptar të hyjë në një vend ku ne po punojmë me njerëzit. Është një moment ku ne fushat elektorale kemi një problem me traktoristet që prej kohësh kërkojnë tu regjistrojnë mjetet dhe morëm shkase që zv ministrja, drejtori i përgjithshëm i transporteve rrugore do të regjistrojë mjetet me probleme me dokumentacionin, ishte një apel për gjithë që të bëjë një deklarim për atë çka atë kanë probleme. Nuk u fol për vota, vota është e fshehtë secili mund të votojë për ke te doje dhe kemi ndërhyrje si mund të ketë parlamenti deputet te tille.”