Është celur në muzeun e Sterjo Spasses në Gollombocc, ekspozita me veshje karakteristike të zonës së Pustecit dhe Manastirit. Veshje të cilat tregojnë zhvillimin kulturor e historit të këtyre zonave. Në këtë ekpozitë, krahas kostumeve tradicionale të Pustecit, janë shfaqur edhe fotografi të cilat i përkasin fund shekullit të 19të dhe fillim shekullit të 20-të.
Kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski tregon rëndësinë e këtij muzeu, të hapur 1 vit më parë në Gollomboc.Vizitorë të shumtë i drejtohen zonës, për të parë e shijuar natyrën dhe atraksionet turistike.Të tilla aktivitete synojnë promovimin e kësaj bashkie minoritare, që po merr zhvillim dita ditës duke parë edhe rritjen e numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.