Në prag të sezonit turistik, Maltin Sadiku, artizani rom nga fshati Drizë ne Fier vazhdon zanatin e thurjes së cadrave te plazhit dhe rrogozëve me kallama të cilin e ka të trashëguar nga paraardhësit e tij duke e kthyer në një biznes fitimprurës.
Artizani tregon se këte zanat pavarësisht se e ka të trashëguar, vetëm prej një viti eshte angazhuar tërësisht familjarisht duke siguruar të ardhura të mira për familjen e tij. Në këtë prag sezoni turistik artizani rom ka arritur të shesë të gjitha cadrat e plazhit dhe rrogozët me cmim të kenaqshëm .
Per Sadikun ky zanat është edhe një mënyrë e mirë integrimi , pasi është një mundësi për t’ju larguar mbledhjes së plastikës.