Fshati Damjanec nuk është më shumë se 11 km larg nga qyteti i Korcës. Fshati deri para 20 vitesh ka pasur 110 shtëpi momentalisht jo më shumë se 10 të tilla. Banorët historikisht janë marrë me blektori dhe bletari dhe pak bujqësi. Mehdi Horanlli ka më shumë se 300 koshere te cilat i ka te vendosura në disa zona te fshatit ndërkohë që fshati ka më shumë se 700 koshere. Horanlli na tregon se ditët e fundit janë përballur me nje fenomen që nuk e kane hasur më parë. Arinjtë sipas tij mësyjne natën kosheret e bletëve duke sjelle dëmtime të mëdha. E gjithë kjo sipas bletërritesve ka ardhur edhe per shkak te largimit te banoreve nga fshati duke mos pasur persona që të kujdesen natën per fermat e bletëve. E vetmja mundësi sipas tyre është vrasja e arinjve por këtë nuk mund ta bëjnë për sa kohë nuk e kanë lejen e duhur.
Shpëtim Hoxhalli për shkak të demtimeve që i kane bërë arinjtë në fermën e bletëve si rrugë të vetme ka parë heqjen e të gjitha koshereve nga ky vend për t’i vendosur në një lagje periferike të qytetit te Korcës.Nuk kisha rrugë tjetër thotë bleterritësi pasi të gjithe kujdesin për femen e bletëve e bëja ditën, ndërkohë që natën ishin në fatin e arinjve që tashmë rrezikojnë dhe jeten e atyre pak banoreve qe jetojne ne fshat. Dëmtime nga arinjtë në ferma bletësh ka pasur edhe në fshatra të tjerë të njësive administrative Voskop dhe Voskopojë.