Në ndryshim nga një vit më parë ku prodhimi i qershive ishte i lartë dhe shumica e tij u hodh nga fermerët, kete vit prodhimi i qershive eshte teper i ulwt. Në fshatrat e Elbasanit, si Godolesh, Labinot, Krrabë etj, fermerët thonë se kanë pak prodhim për shkak të motit jo të favorshëm. Mungesa e këtij produkti ka bërë që të shitet shtrenjtw në treg, por ky cmim ndikon te stepja e konsumatorit. Nga ana e tyre fermerët thonë me këtë çmim përsëri nuk i mbulojn shpenzimet e tyre për prodhimin e këtij fruti.
Aktualisht 1 kg qershi shitet 350-400 ose dhe 500 leke në Elbasan. Një cmim aspak i përballueshëm për pjesën dërrmuese të popullatës. Ndonëse jemi në fund të muajit maj shumë prej qytetarëve thone së ende nuk e kanë provuar shijen e qershive, ndërsa ata që e kanë provuar kanë blerë me pakicë.
Prej më shumë se një viti konsumatori është duke u përballur me cmime të kripura të produkteve ushqimore. Ndonëse rrogat janë rritur fare pak përballimi i jetesës cdo ditë shndërrohet në sfidë.