Lumturije Nonaj është e vetmja grua lahutare që merr pjesë dhe në festivale.Prej 20 vitesh nuk e ka hequr lahutën nga dora. Që kur e ishte e voglë vendosi që të trashëgonte traditën familjare. Që nga viti 2004 merr pjesë rregullisht në aktivitete kulturore, përfshirë edhe festivalin folklorik të Gjirokastrës. Ndihet keq që në festivale është e vetmja grua që i bie lahutës. Interesimi për ta mësuar instrumentin karakteristik të veriut të Shqipërisë është i ulët. Lumturija shpreson që edhe kjo vegël muzikore të ketë fatin e xhubletës. Përpjekjet për futjen e lahutës në UNESCO janë drejt finalizimit. Ministria e Kulturës po rishikon të gjithë punën studimore. Studimi ka nisur në vitin 2019 dhe është shtrirë në veriun e vendit.