Një investim 2 vjecar perfundoi këtë fundjavë qendrën më të madhe të grumbullimit të bimëve medicinale në jug të vendit. Ishte zgjedhur fshati Lazarat për finalizimin e këtij investimi Nga kanabisi te bimët mjekësore Lazarati ka patur nje reputacion të keq, por tani fshati po lëviz drejt kultivimit dhe perpunimit te bimëve mjekësore dhe aromatike. Falë Programit zvicerano-austriak pèr Zhvillimin Rajonal u krijua një plan biznesi, ndërsa 30 fermerët e parë u trajnuan për këtë përvojë të re.Te pranishëm në këtë inagurim ishin ambasadori Austriak dhe ambasadorja e Zvicres , dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi .