Rruga e fshatit Visokë në Mallakastër e asfaltuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, vijon të mbetet shqetësim për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në të. Ky aks rrugor i lënë në harresën totale të investimeve prej më shumë se 30 vitesh dhe mungesa e elementeve të sigurisë e bën të rrezikshëm qarkullimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks. Përballë kësaj situate banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve apelojnë njëzëri për vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe elementëve të tjerë të sigurisë në rrugë për të shmangur rrezikun e aksidenteve,duke i konsideruar domosdoshmëri urgjente për shkak të terrenit të thyer në të cilin kalon kjo rrugë.