Mes harresës nga pushteti vendor Dërsniku vetëm 15 km larg nga Korça vuan prej më shumë se 10 vitesh infrastrukturën rrugore. E trajtuar edhe më herët nga Fax News banorët kanë kerkuar rehabilitimin e rrugës e cila vështirëson jetën e tyre të përditshme. Banorët thonë se kjo rrugë sjell edhe amortizimin e automjeteve. Nëse duhet të marrin një taksi thonë banorët edhe pse pak kilometra duhet të paguajnë shumë për shkak të gjendjes së infrastrukturës.
Sipas banorëve e çakullimi i rrugës po bëhet për shkak të zgjedhjeve elektorale. Diferencimet thonë banorët bëhen duke parë investimet me fshatin ngjitur. Polena ka pasur gjithmonë vëmendjen e institucioneve shprehen banorët por Dersniku asnjëhere. Banorët shprehen se kryetari shkon në fshat vetëm për premtime e për të marrë votat ashtu sikundër po hedh disa makina çakull për t’u zënë sytë banorëve të kësaj zone.