Edhe pse sapo ka nisur prodhimi i domates në sera, fermerët përballen me frikën e falimentimit e kjo për shkak të cmimit të ulët me të cilin merret prodhimi nga pikat e grumbullimit. Në Roskovec, prodhimi është i mbarë, ndërsa fermerët tregojnë se cmimi ndryshon e askush nuk ushtron kontroll, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit në këtë sektor. Shpesh herë fermerët ankohen për mënyrën se si operohet nga pikat e grumbullimit, të cilat sipas tyre janë të pa kontrolluara, cka lë vend për abuzime. Po sipas tyre , mungesa e tregut , jo pak herë ka bërë që fermerët të hedhin poshtë prodhimin e tyre.
Përpos situatës së vështirë në të cilën ndodhen fermerët , edhe mungesa e ndërhyrjes së strukturave vendore dhe qeveritare i japin një goditje të rëndë ekonomisë së tyre edhe në perspektivë.