Temperaturat e ulëta që mbizotëruan në vendin tonë e vecanërisht breshëri i përmasave të mëdha kanë dëmtuar në masë prodhimin e qershisë në Belishovë të Mallakastrës.Fermerët thonë se qershia nuk I ka rezistuar të ftohtit të pazakontë duke bërë që pemët të dëmtohen, teksa theksojnë se një mungesë e tillë prodhimi të qershisë nuk është parë që prej 25 vitesh.Po sipas fermereve , kjo mungese prodhimi u ka sjelle deme te medha edhe ne ekonomite e tyre familjare , pasi nuk po munden te justifikojnë as kostot e prodhimit.
Nese gjate viteve te meparshme problem mbetej vetem tregu perballë prodhimit të bollshëm e cilësor , këtë vit po ndodh krejt e kundërta , cmim i lartë neë treg , por ka mungesë prodhimi. Si asnjëherë më parë në këtë zonë vihet re një mungesë e madhe interesimi të banorëve te larguar për t’u kthyer në Belishovë në sezonin e qershive .