Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eleminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinare në vendet ndërkufitare ka qënë qlllimi i takimit midis dhomave te veterinarisë midis Shqipërise, Kosovës dhe Maqedonise se Verut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Takimi është mbajtur në kuadër të intesifikimit te mardhenieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Europian.
Në rrugëtimin e rritjes së cilësisë dhe standardeve i mjekëve veterinar vjen pas trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punes midis shteteve.
Marrëveshjet e nënshkruara nga Arsim Ademi, kryetari Dhomës së Kosovës, Tomislav Nikolovski, Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Maqedonisë së Veriut dhe Ervin Resuli, Presidenti Urdhërit të Mjekut Veterinar Shqiptar.
Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë, marrëveshja e bashkëpunimit për tregun e lirë të profesionistëve me Kosovën ndodhi për herë të parë, ndërsa me Maqedoninë e Veriut kjo marrëveshje u rinovua. Liberalizimi I profesionistevë, kryesisht e mjekëve veterianrë vjen edhe pas rekomandimeve të Samitit të Berlinit.