Zonat turistike si Velipoja apo Thethi nuk do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit veror. Gjithashtu, për mbarëvajtjen e sezonit janë marrë masa me grupe pune dhe mjete në dispozicion që të sigurohet furnizimi me energji pa probleme në 24 orë. Shprehet kështu drejtori rajonal i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka…Zhuka bëri me dije se janë sjellë 2 gjeneratorë që në raste defekti në rrjet në zonat turistike të vihen në punë dhe të mos ketë mungesë energjie.