Vera shqiptare është bllokuar në magazinat doganore të vendeve ku është bërë edhe porosia dhe blerja e tyre. Shkak për këtë bllokim është kaosi për gjenerimin e dokumetnacioneve dhe formularit Vl-1 nga laborator i çertefikuar. Sipas ligjeve të BE, çdo prodhues vere i nje vendi jo anëtar i BE, i cili dëshiron që të eksportojë verë apo nënprodukte nga përpunimi i rrushit në vendet e BE ose me gjerë, është i detyruar që produktin e tij ta ketë të shoqëruar edhe me formularin VI-1 te siguruar nga eksportuesi në vendin e tij te origjines.
Ne vendin tonë është nje kaos per gjenerimin dhe kompetencat se kush duhet ta plotësojë këtë formular dhe cili laborator i I AKREDITUAR duhet që të kryejë analizat për këtë qëllim. Dhe për këtë kantinat shqiptare po hasin vështirësi të mëdha në doganat e vendeve pritëse, pasi pa këtë dokument produktet nuk mund të kalojnë procedurat doganore dhe shumë prej tyre qëndrojnë me dite, deri sa ta zgjidhin privatisht në institucionet tona sigurimin e ketij formulari. Disa nga kantinat që kanë pasur probleme të tilla janë: Kantina Nurellari, Kantina Kallmeti, Kantina Duka Wine.
Ligji europian, referuar për këtë praktikë ( Third countries’ competent bodies, designated laboratories and authorised ëine producers and processors for draëing up VI-1 documents for wine imports into the EU (Article 51 of R. (EU) 2018/273), kërkon që nga vendi ynë të specifikohen trupat kompetente, laboratorët e akredituar, të cilet duhet t’u komunikohen së pari Doganës tonë, e më pas në sistem iu shfaqen edhe doganave të këtyre vendeve dhe të perfshihen në artikullin 51 të ketij ligji. Por sipas shpiegimit të bërë nga enologë, për BIONEWS, diçka e tille nga institucionet tona nuk ka ndodhur ( sepse në listen Nr.6 të artikullit 51 qëndron e shkruar INSTITUTI PER KERKIMET USHQIMORE, i cili aktualisht ka ndryshuar emër dhe vendodhje dhe për më shumë analizat të cilat ISUV kryen për verërat dhe nënproduktet nuk janë të AKREDITUARA dhe si normativa, edhe procedura e kryerjes së këtyre testeve është shumë e vjetër dhe e jo azhornuar.
Më tej, ekspertët që tashmë iu është bllokuar sasia e verës në doganat e Europëas shprehen se: “Paradoksi qëndron që me gjithë këtë kaos për këtë formular, kantinat detyrohen që t’i drejtohen Istitutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për të kryer analizat pa standarde dhe duke mos qenë i akredituar”.
Në vendin tonë ka laboratorë testuese private të akredituara pёr kryerjen e testeve nё mostrat e verёs dhe pijeve alkolike nё pёrputhje me standardin S SH ISO/IEC 17025:2017 “ Kёrkesa tё Pёrgjithshme pёr Kompetencen e Laboratoreve Testues dhe Kalibrues” nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit si një ent i vetëm kompetent në Republikën e Shqipërisë për këtë qëllim dhe nënshkruese e marrëveshjes të EA MLA (Marrëveshje shumëpalëshe për njohjen e ndërsjellët midis anëtarëve të EA, e cila mundëson që raportet apo certifikatë- analizat e lëshuara nga këto laboratorë testues të jenë të njohura në tregjet jashtë shtetit) . Në një situate normale do duhej që laboratorët, automatikisht pas marrjes së statusit “I AKREDITUAR”, të futeshin në listen nr.6 të ketij artikulli. Ky veprim nuk është bërë deri më tani. Minsitria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si organi kompetent në kryerjen e këtij veprimi ligjor ende nuk ka bërë asnjë gjë. Kantiant deyrohen që me ndikime apo këmbëngulje të mund të arijëntë sigurojnë certefikata për verën tashmë të porositur dhe blerë nga klientët europianë, por që ka ngelur në magazinat doganore, duke shtuar kostot e tyre rrezikuar biznesin.