Plazhistët ikën nga Drimadha, por vendin e tyre e zunë betonieret. Tre mole betoni do ngrihen aty, 58 metra i gjatë secili pas nje leje firmosur nga kryeministri për firmën “Gjikuria”. Betonieret nuk kanë vonuar, por kanë nisur punën. Në krah të shezlongeve dhe plazhistëve të fundit të këtij sezoni janë shfaqur dhe mjetet e rënda që kanë nisur hedhjen e inerteve dhe krijimin e moleve të betonit. Policia thotë se ka pezulluar punën, por duket se betonieret vijojnë të patrazuara betonizimin.