Të dhënat e bilanceve të analizuara nga BIRN tregojnë se përveç Durrësit, edhe shumë kompani të tjera të ujësjellës-kanalizimeve janë me humbje masive, të cilat, herët a vonë, do të duhet të mbulohen nga taksapaguesit.
Jo vetem ujesjellesi I durresit, por dhe ndermarrjet si kjo ne dhjete qytete te vendit jane ne prag falimentimi per shkak te detyrimeve te medha qe shkojne ne milairda leke. Agjencia investigative BIRN ka analizuar te dhenat e ujesjellave ne gjithe vendin, nga te cilat vetem ujesjellesat e Tiranes dhe Shkodres rezultojne me fitim. Anekënd vendit, ujësjellësit janë në gjendje katastrofale financiare me humbje të vazhdueshme, të cilat kanë gërryer nga kapitali themeltar, në shumë raste duke e çuar atë në zero- argumenton Birn.. Ujësjellës Kanalizime Durrës, pati gjatë vitit të kaluar 1.46 miliardë lekë të ardhura dhe 2.48 miliardë lekë shpenzime, me rezultat neto prej mbi 1 miliardë lekë humbje, ose afro 10 milionë euro. E njejta situate katastrofe financiare rezultonte per kete ujesjelles dhe 4 vitet e fundit. Dhe megjithëse me humbje të mëdha, kompania nuk duket se është shqetësuar shumë për të reduktuar kostot apo për të rritur të ardhurat. Bilancet e kompanive që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza në qytetet Durrës, Vlorë, Lezhë, Elbasan, Fier, Korçë, Berat-Kuçovë, Kavajë, Pogradec e Kukës, të cilat përfshijnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, flasin për humbje totale prej 1.9 miliardë lekësh [19 milionë euro] për vitin 2022. Të njëjtat kompani kishin humbje në masën 936 milionë lekë për vitin 2021.Rritja drastike e humbjeve në ujësjellësit kryesorë të vendit duket se e shtyu qeverinë që të vendosë një “riorganizim”, por mbetet për t’u parë nëse ky riorganizim synon me të vërtetë një plan konkret për të ndryshuar situatën e rënduar prej vitesh.Ujësjellës-Kanalizime Tiranë dhe UK Shkodër duket se janë të vetmet kompani që nuk kanë telashe të tilla ekzistenciale. Tirana, kompania më e madhe në vend, të ardhurat e së cilës zënë më shumë se gjysmën e sektorit në rang kombëtar, ka qenë historikisht një kompani me fitim, gjë që duket se vjen si pasojë e faktorëve natyrorë.Shkodra është kompania tjetër me bilanc financiar të qëndrueshëm. Administrata e re e bashkisë Shkodër nuk e ka depozituar bilancin e vitit 2022 brenda afatit, sipas detyrimit ligjor, ndërsa bilanci i vitit 2021 tregon se kompania kishte shpenzime të balancuara me të ardhurat.