Sì pasojë e shirave dhe rreshkitjes së dherave, njëra korsi e aksit rrugor që lidh Vlorën me fshatrat e zonës se Sevasterit, u dëmtua duke shkarë ne humnerë, e duke u bërë kështu i pakalueshëm po mbi te gjitha i rrezikshëm për banorët e zonës.Asokohe pas trajtimit mediatik, përfaqësues të ARRSH dolën ne terren dhe deklaruan se do te merreshin masa imediate për rikthimin e rrugës në funksion. Ndërsa provizorisht, rruga do të qendronte e bllokuar deri në zgjidhjen e problematikës. Kur kanë kaluar 6 muaj nga shkarja e rrugës, në terren shikon ende që asnje mase nuk eshte marrë, rruga vijon e dëmtuar, banorët përdorin vetëm njërën korsi e mbi të gjitha aksi është një rrezik potencial per jetën e kalimtareve.Shqetësimi i banorëve të zonës është se më rikthimin e shirave, edhe korsia tjetër rrezikon të shembet, pasi dukshëm, dherat e nën rrugës vijojnë të gërryen.
Në këtë zonë izolohen dhjetëra fshatra të komunës se Sevasterit.Ndërkohë asnjë reagim nuk ka patur më, as nga ARRSH, as nga firma që ka ne tender mirëmbajtjen e as nga institucionet vendore.