Historia dhe trashgimia kulturore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit.
Kalaja fushore në zemër të qytetit, ngjall më së shumti interesin e grupeve të turistëve të huaj që e kanë Elbasanin një ndalesë tranzit gjatë qëndrimit në Shqipëri. Bazilika e Bezistanit po ashtu tërheq vëmendje. Një pjesë e turistëve e vizitojnë qytetin për herë të parë, ndërsa disa të tjerë rikthehen për të disatën herë.
“Është hera ime e parë që vij në Shqipëri dhe padyshim që do vij përsëri sepse njerëzit janë miqësor na kanë mirëpritur dhe kjo është një gjë e mirë.Por më e rendësishme është që ne kemi mësuar diçka nga Shqipëria që historia këtu është shumë e rëndësishme .Nuk mund të them ende asgjë për ushqimin sepse 2 ditë kemi që kemi ardhur dhe hotelet kanë ushqime standarte dhe europiane.Kjo nuk është hera ime e parë që vizitoj Elbasanin, më shumë se 5 herë e kam vizituar. Elbasani është një qytet i këndshëm , me shumë më pelqen kalaja dhe restorantet që janë brenda saj. Është mire nuk ka shume njerez është qytet i gjelbëruar ndaj më pelqen. Sot ishim vetem brenda ne kala por më herët kam vizituar dhe pjese te tjera te qytetit dhe me pelqeu shumë”. -thote nje turist.
Jo vetëm të huajt por dhe vendasit shprehin konsideratë për Elbasanin. Nxënësit e shkollave të organizuar jane ndalur për vizitë në qytetin në kërthizë të Shqipërisë. Sektori i turizmit në Bashkinë e Elbasanit flasin për një rritje të numrit të vizitorëve, por gjithmonë mbetet në kuadrin e turizmit ditor. Krahas turizmit historik e kulturore Elbasani si qark ka potenciale të mëdha në turizmin e natyrës që gjithashtu mbetet i zhfrytëzuar pak.