Qeveria e Shqipërisë ka shpallur rezultatet e ankandit të parë në tokë të fermave të erës në vend. Tre ofertuesve u është dhënë kapaciteti, në total 222.48 MW, në ankandin e tretë të energjisë së rinovueshme në vend dhe i pari për erën në tokë.Ofertuesit e suksesshëm janë Total Eren me ofertë 44,88€/MWh për kapacitet 75MW, Guris me ofertë 74€/MWh për 74,88MW dhe Verbund me ofertë 74,95€/MWh për 72,6MW.Me ofertën e Total Eren, rezultati shënon një tjetër çmim rekord për vendin dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (ERBD).Shqipëria ka nisur procedurat për ankand në vitin 2021, me tenderin që zhvillon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.BERZH ndihmoi autoritetet shqiptare për të futur procedura konkurruese të prokurimit për projektet e energjisë së rinovueshme.