Një ditë pas aksionit të policisë reagojnë operatorët turistikë të liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.Ato kanë zhvilluar mesditën e kësaj të enjte një takim me kryebashkiakun e Vau Dejës, Kristian Shkreli, duke i kërkuar zgjidhje dhe të mos pengohen në punën e tyre në mes të sezonit turistik. Sipas tyre, varkat plotësojnë kushtet e sigurisë dhe me bllokimin e tyre po dëmtojnë ekonominë e shumë familjeve..
.Nga ana tjetër, Shkreli tha se nuk ka qenë në dijeni të aksionit të policisë dhe problematikën do e dërgoj te kryeministri Rama…
Një ditë më parë, policia e Shkodrës bllokoi 13 varka artizanale dhe 1 traget me arsyetimin për mos plotësim të kushteve të sigurisë.