Rezervuari i Kurjanit në Rroskovec ndodhet në situate kritike për shkak të rënies së nivelit të ujit. I mbetur në nivelin minimal të kufirit te 2.8 metrave ai po thahet duke rrezikuar tokat e fermëreve te fshatrave përreth. Sipas përgjegjësit të drejtoriseë së ujitjes dhe kullimit në bashkinë Rroskovec , Viktor Kola, situata është alarmante ndërkohe që nga dita në ditë ankesat e fermerëve jane të vazhdueshme . Sipas tij portat e rezervuarit nuk mund të hapen pa miratimin e Bordit të ujitjes dhe kullimit ndërkohë që fermerëve po u rrezikohet prodhimi.Pëer specialistin Kola thatësira e viteve të fundit ka bërë që kapaciteti ujembajtës i rezervuarit tëe ulet ndjeshëm, por edhe mbajtja ndër vite e rezervuarit ka bërë të veten duke ulur nivelin ujëmbajtës. Sot , në kushtet e temperaturave të larta që njohin rritje nga viti në vit nevojat e fermerëve për ujitje janë të shumta ka thënë Kola ndaj Bordi i Ujitjes duhet ta menaxhojë sa më mirë atë sasi uji që ka rezervuari për të përmbushur nevojat e fermerëve për vaditje.