Kultivimi i kivit po rezulton i suksesshëm për fermerët e Frakullës në Fier. Një rast i tillë është edhe shembulli i fermerit , Stefan Murati , i cili prej 10 vitesh kultivon këtë frut ekzotik në sipërfaqen 5- dynymëshe. Ai pohon se këtë iniciative e ndërmori bazuar në eksperiencen si tregtar në shtetin grek. Prodhimi këtë vit duket tepër cilësor dhe i mbarë, në total ai pret të prodhojë 12 ton.Kultivuesi i kivit pohon gjithashtu se tregun vendas e ka te garantuar teksa ka theksuar se pergjatë një dekadë nuk ka njohur asnjëherë prodhim stok.Ndërkohë bashkëshortja e tiij Rozeta Murati , pohon se pavaresisht se guxuan të investojnë në një frut të tillë, frika e dështimit nuk ka munguar asnjëherë. Ajo tregon se 5 vitet e para prodhimi ishte i pakët dhe me kalimin e kohës ky frut iu përshtat shumë mirë klimës se zonës dukë sjellë prodhim të mbarë.Ndërkohë që tashmë fillon edhe vjelja e këtij fruti cifti i bashkëshortëve po mendon edhe shtimin e sipërfaqes së mbjellë duke apeluar njëherazi edhe për ndihmë nga shteti.