Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta stuhi e pazakontë në fshatin Kalenjë në Mallakastër që dhjëtera ullinj të shkulen nga rrënjët dhe çatitë e disa banesave tëshkatërrohen. Banorët tregojnë se një stuhi e tillë nuk ka ndodhur kurrë në zonën e tyre.. Stuhia u përqëndrua në lagjen “PAJA” ku dhë dëmet ishin më të mëdha. Sikurse tregojnë dhe banorët ullinjve të lashtë iu thyheshin degët dhe shkuleshin nga rrënjët ndersa tjegullat e cative fluturonin gjithandej. Fatmiresisht ndodhi pasdite- thonë ata- kohë në të cilën banorët ndodhen në shtëpitë e tyre , pasi stuhia mund te kishte dëmtuar edhe njerëez. Banorët thonë se pavarësisht kësaj asnjë grup verifikimi për dëmet nuk ka ardhur në terren teksa shprehen mosbesues për dëmshpërblimet. FaxNews