Shenimi i fermerit Alban Cakalli
Çdo dite hasim investitor te huaj qe kerkojne toka per ndertimin e paneleve diellore dhe ne nje vend xhungel si Shqiperia eshte vendi ideal per te vendosur panele ku ti doje qefi gjithsecilit. Cilat jane arsyet qe e terheqin nje te huaj te vjere ne Shqiperi:
– Ne Shqiperi mund te vendosesh panele diellore ne toka bujqesore prodhuese te kategorise se larte dhe nuk te pengon ligji.
– Ne Shqiperi nuk te duhet leje mjedisore, ose dhe po te duhet e merr me pak para se sherben korrupsioni si lehtesues.
– Ne Shqiperi kompania qe vendos panelet mund te zhduket dhe nuk ka asnje detyrim per riciklimin e tyre pasi ato kryejne funksionin.
Aktualisht nje panel e ka koston 50 euro per ta ricikluar, por ne te ardhmen me rritjen e çmimeve dhe taksave te ambjentit, riciklimi do kushtoje dy here me shume sesa prodhimi i tyre. Materiali kryesor i paneleve eshte xhami dhe kompanite ricikluese nuk kane interes ne fitime per ti ricikluar. Sipas eksperteve mjedisore, riciklimi do e fundose kete sektor prej kostove te larta.