Zona e Skurajt në Kurbin është pjesë e programit të 100 fshatrave turistike. Të udhëtosh nga kilometri zero , në drejtim të këtij fshati të relakson pamja piktoreske.Menjëherë të shfaqen pemët e larta dhe rrjedha e lumit Mat që gjarpëron përmes maleve të larta me peisazhin e bukur. Mjaft vizitorë e preferojnë këtë zona larg smogut dhe zhurmës së qyteteve.
Vlash Përdeda 83 vjec banor I kësaj zone tregon se Skuraj ishte shumë I privilegjuar edhe në kohën e ish diktaturës. Madje zona frekuentohej aso kohe edhe nga diplomatët e huaj ku kalonin fundjavën. “Lum kush e shijon këtë zonë” rrëfen ai.Ne Skuraj te 100 fshatrave turistik shërbejnë disa lokale dhe presin pushues ditor turistë nga vende të ndryshme të botës. U ofrohen gatime tradicionale, dhe sigurisht shumë mikpritje dhe dashuri. Një turist nuk nguron ta cilësoj hirën e djathit me shijen e “Red Bull”.