Pamje të trishta qarkullojnë në rrjete sociale. Uk mjaftojnë vetëm veprimet abusive dhe skandaloze të bashkisë Gjirokastër kur helmon dhjetëra qen dhe mace në mes t qytetit të gurtë,por dhe persona të ndryshëm tregohen të pamëshirshëm me kafshët. Deri tani duket se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e kafshëve. Së fundmi, një qytetar ka dërguar një video që ka parë në Tik Tok, aty ku një person dhunon me sende të forta një mushkë.Kafsha e gjorë qëllohet në kokë dhe më pas ajo dergjet në tokë dhe ngordh, pas dhunës barbare e makabre të personit dhunues.Pamjet që të prekin në zemër të dhunës së mushkës me një çekan nga personi që shihni në foto, i identifikuar si Tan Gjyla, nga Lushnja janë postuar nga vetë ai, në rrjetin e tij social Tik Tok. Pamjet janë vërtetë të rënda dhe dëshmojnë për keqtrajtimin e kafshës së gjorë. Tashmë u mbetet autoriteteve përkatëse të reagojnë për raste të tilla, pasi ky fenomen po kthehet në diçka të zakonshme.