Një skandal i vërtetë është ajo që po ndodh në Qendrën e Persomave mEë Aftësi të Kufizuar “PAK”në Vlorë. Një raport i KLSH zbulon fakte skandaloze për sigurinë ushqimore ku rezidentëve aty iu shërbehen ushqime të prishura.
“Artikujt janë magazinuar në zyrën e magazinieres, disa rifuxho në çimento dhe disa në ambjente akulli në frigorifer, pulat ishin të pa paketuara dhe disa të prishura me erë të rëndë dhe ngjyrë të transformuar, mishi në sasi 5 kg pa prerë 2 qese, patatet, qepët, frutat, rifuxho në kushte lagështie pa peshuar, pa u etiketuar mallrat,etj. Po kështu, gjendja fizike e disa artikujve nuk mund të evidentohej pasi ishin në kushte të papërshtatshme peshimi, etiketimi, higjeno sanitare.”thuhet mes rreshtave në raportin e KLSH. Ky fakt është konstatuar nga një sondazh i bërë në qendër në tetor të 2020.
Në procesverbalet e mbajtura për artikujt ushqimorë citohej se janë në përputhje me specifikimet teknike, por nuk analizohej asnjë specifikim teknik i kërkuar me detaje të hollësishme në dokumentet e tenderit. –
E njëjta situatë edhe në furnizimin me fruta perime ku në procesverbalenuk është evidentuar nëse mallrat e furnizuara janë të cilësisë së pare, nuk kanë fletë analizë ne rastin kur mallrat janë të freskëta, nuk kanë evidentuar nëse ambalazhimi i tyre është në përputhje me kërkesat e prokurimit, nuk kanë pasqyruar të dhëna treguesit cilësor sipas specifikimeve teknike të kërkuara në dokumentet e tenderit, nëse furnizimi është në përputhje me treguesit cilësore sipas standardit shtetëror te miratuar. Mishi dhe salami gjithashtu nuk përmbajnë të dhëna mbi vulën e kontrollit veterinar, të dhëna mbi certifikatë veterinare, e cila do të vërtetonte sigurinë e produktit dhe vërteton se produkti është i sigurt dhe lejohet për konsum publik. Edhe procesverbalet për bulmetrat nuk ka evidentuar certifikatën e analizës, për furnizimin me gjalpë të freskët nuk ka evidentuar ambalazhin e paketimit të produktit, etiketa e produktit me të dhëna mbi datën e prodhimit, masën bruto/ neto, dhe origjinën e prodhimit; – Për furnizimin me vezë nuk është përcaktuar nëse furnizimi është në përputhje me rregullat e MBU. – Për furnizimin me bukë gruri nuk evidentohet nëse furnizimi plotëson kërkesat e standardit shtetëror nr. 1411, të vitit 1987, përcaktuar në specifikime teknike; nuk përcaktohet nëse ambalazhimi i bukës është sipas kërkesave të MBU.
Skandali me “PAK”në Vlorë, reagon Qendra
Bionwes.al mori dhe reagimin e drejtuesve të qendrës të cilët pranojnë kushtet e papërshtatshme të magazinimit të mallrave ushqimore, por sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak se godina atë periudhë ka qënë ne process rikonstruksioni. Sic shprehen drejtuesit e qendrës ende godina nuk është ishte marrë në dorëzim kur KLSH beri investigimin. Megjithatë kjo nuk është arsye që rezidentëve gjithsejt 30 vetëve të moshave 10-34 vjec t’u shërbehet mish i prishur..