Johnson dhe Johnson gjigandi i prodhimeve farmaceutike, kozmetike dhe mjekësore detyrohet dhe pranoi t’u paguajë afër 9 miliardë dollarë rreth 1000 grave të cilat akuzuan prodhimin e saj të njohur botërisht pudër talk për bebe, si shkaktar të kancerit të vezoreve dhe të mezotheliomës. Numëroheshin rreth 60 mijë padi gjyqësore që janë ngritur rreth kësaj çështjeje. FDA Amerikane (Agjencia e Ushqimit dhe Barnave) në 2019 zbuloi në pudrën për fëmijë, përmbajtje të azbestit një kancerogjen i shkallës së lartë. “Kur kjo ndodh me korporatën e famshme, prodhimet e së cilës qarkullojnë edhe te ne atëhere përfytyroni se çfarë ndodh me lloj lloj barnash e produktesh anonime, të cilave u besojmë qorrazi vetëm mbi bazë letrash dhe etiketash. Kam bindjen se në rast se Agjencia e Kontrollit të Barnave te ne do të kryente analiza të cilësisë dhe sigurisë mbi barnat, pomadat, pudrat, kremrat, tabletat, tretësirat që hidhen për shitje në banaqet e farmacive tona, më së paku gjysma do të konfiskohej për rrezik publik dhe jo thjesht për efekt të ulët për kurim apo trajtim të çrregullimeve shëndetsore “ka komentuar pas kësaj ngjarje ish Ministri I bujqësisë Edmond Panariti