Skandali me mbetjet në brigjet e lumit Mat në afërsi të burgut të Shënkollit në Lezhë vijon. Mbeturinave ju është vënë flaka gjatë natës ndërsa autoritetet që zbarkuan dje në terren nuk kanë arritur të zbulojnë personat që hedhin në këtë vend përfshirë edhe ata spitalore.Kjo situatë vijon prej shumë muajsh dhe autoritetet duket se jane ende në gjumë. Banor të zonës të cilët nuk duan të identifikohen thonë jashtë kameras se mbeturinat në këtë vend hidhen prej vitesh nga burgu i Shënkollit.