Pavaresisht se vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve inceneratori i Fierit është jashte funksionit. Prej dy javësh , mbetjet urbane të bashkise Patos depozitohen në një hapesire pranë ish- fushës së mbetjeve në Sheqishtë. Sipas drejtorit të agjencisë së sherbimeve publike prane bashkisë Patos Artiol Hoxha, prej dy javësh inceneratori i Fierit nuk punon dhe përpjekjet për të kontaktuar me administratorin shtetëror të inceneratorit Faraudin Arapi kanë rezultuar të dështuara pasi ai nuk pergjigjet ndërkohe që punetoret e inceneratorit pohojnë se nuk dinë asgjë pasi porta është mbyllur. Nderkohe per banorët e zonës kjo është një situatë e pajustifikueshme teksa pohojnë se nuk mund të jetojnë me këtë ndotje alarmante në këtë periudhë të nxehtë të vitit.Katastrofeë mjedisore e ka cilësuar këtë ndotje dhe ambientalisti Qani Rredhi . Nje situatë e tillë u përsërit edhe rreth një muaj më parë, për shkak të nje ngërci ligjor ndërmjet bashkisë Patos dhe inceneratorit të Fierit e cila mori zgjidhje vetem brenda disa diteve, nderkohe qe per disa dite me radhe punonjesit e inceneratorit te Fierit bojkotuan punen duke mos lejuar hyrjen e automjeteve qe kryejne shkarkimin e mbetjeve urbane te 6 bashkive te qarkut.