Rikthehet kriza e mbetjeve në Fier, Një skandal I vërtetë mjedisor po ndodh në kërthizën e vendit, ku tonetalata të tëra mbetjesh urbane depozitohen në vend të hapur dhe më pas u vihet zjarri. Mbetjet depoziohen në Sheqishtë ku ndodhen sipërmarrje bujqësore private dhe ferma bagëtish. Duket se është një ngërc institucional mes bashkisë dhe inceneratorit pasojat e të cilëve I vuajnë banorët dhe bizneset.
Sipas drejtorit të agjensisë së shërbimeve publike pranë bashkisë Patos Artiol Hoxha kjo është një situatë e përkohshme e cila do te marrëzgjidhje të menjëhershme pas negociatave me administratorin shtetëror të inceneratorit Farudin Arapi.
Per disa ditë me radhë punonjësit e inceneratorit të Fierit bojkotuan punen duke mos lejuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të qarkut. Burime pranë inceneratorit bejne me dije se pagat e tre muajve tashmë kanë kaluar dhe depozitimi i mbetjeve do te vijojë normalisht në hapesirat e inceneratorit.SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Fierit që në mars të vitit të kaluar, por në të njëjtën kohë ka bllokuar pasurinë e disa prej zyrtarëve të lartë ku përfshihen ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi.