Miliska është një fshat i pagëzuar rreth 30 vite më parë në zonën e Thumanës së Krujës. Një pjesë a banorëve të zonës së përmbytur nga liqeni në zonën e Pukës quhej Miliska. Liqeni mbuloi banesat dhe një pjesë e banorëve gjeti tokë të lirë pranë Thumanës ku ndërtuan jetën e re. Banorët ndër vite përjetuan mungesën e dorës së shtetit, zona e tyre nuk kishte infrastrukturë, shërbime pasi konsiderohej një fshat I harruar. Dhe kështu mbeti Miliska me njerëz që vendin e vinin dhe sot aim und të quhet realisht një fshat I harruar dhe nga banorët e hershëm të tij. Aty kanë mbetur vetëm disa të moshuar. 82 vjecari Mark Gjoni rrëfen se po kalon ditët e pleqërisë vetëm me bashkëshorten, ndërsa 10 fëmijët e tij me rreth 60 nipër e mbesa “shtegtojnë”nëpër botë.
Ka shitur bagetitë, nuk është në gjendje t’I mbarështojë.Vlera e pensionit është tepër e ulët për dy bashkeshortët. Janë fëmijët që mbajnë me shpresë dy të moshuarit.. Por këto probleme po I vuan gjithë banorët që kanë mbetur aty.Të paktë janë në Miliskë që merren me punët e bujqësisë. Kësaj I shtohet dhe rruga drejt fshatit, në dimër thuajse e pakalueshme.