Shoqata “Gështenja e Tropojës” jep alarmin se ky kultivar tradicional I kësaj treve është në kufirin mes mbijetesës dhe shuarjes. Në një koment në FB banorët shprehen se kjo do sjellë një humbje të madhe jo vetëm për fermerët e Tropojës , por edhe për Fondin Gjenetik të Specieve të biodiversitetit Europian . Amerika tash 100 vjet nuk po arrin ta rikthejë gështenjën Amerikane të shkatrruar nga kanceri i lëvores ! –sjlle shembull shoqata.
“Po ta lëmë gështenjën në këtë gjëndje , pa kujdes dhe mbështetje me sherbime kulturore dhe sanitare në rrjedhën e vet natyrore , në kohen kur kjo pemë është e infektuar nga sëmundje dhe dëmtues , kur është përballur me dëmtime , me prerjet abuzive , me zjarre me dëmtime nga faktorët natyror e njerzor , me degradimin biologjik natyror për shkak të moshës dhe e pa fuqishme për tu përballur me ndryshimet klimaterike që kanë vështirësuar rëndë tëardhmen e sajë , kjo pemë do të shkojë drejt degradimit dhe kultivari tardicional i sajë do t’shkojë drejt shuarjes së plotë !”jep alarmin shoqata