Edhe pse etiketa shkruan”kos frutash”, konsumatorët hanë më shumë kos dhe vetëm sa ndiejnë aromën e frutave.
Po ka vërtet fruta kosi I frutave?
Profesori i njohur Kristaq Bërxholi bëri një eksperiment shumë të thjeshtë që kushdo mund ta bëjë edhe në kushte shtëpie. Profesori kulloi kosin, ne kullesë mbetën frutat të cilat më pas ai i peshoi.
Peshën e tyre e krahasoi me atë që shkruhej në etiketë. Nga ky eksperiment farë I thjeshtë rezultoi se ne konsumojmë shumë më pak fruta se deklarohet. Sigurisht ne paguajmë për sasinë e deklaruar, por konsumojmë shumë më pak se atë.
SKANDALOZE
Ja përshkrimi I saktë I profesorit
“SOT ZGJODHEM NJE PRODUKT ALBICOCCA, TE DESPARIT, I CILI KISHTE NE PAKETIM 2 GOTA PLASTIKE ME NGA 125 GR KOS FRUTASH.
PROCEDURA:
DERDHEM PERMBAJTJEN E GOTAVE PLASTIKE NE NJE KULLESE TE IMET DHE BEME SHPLARJEN ME UJE. MANDJE FRUTAT QE NGELEN NE KULLESE I PESHUAM:
BAZUAR NE ATE QE THUHET EDHE NE ETIKETE, PERQINDJA E FRUTAVE NE PRODUKT DUHET TE ISHTE 8%. PRA NE 250 GRAM KOS FRUTASH DUHET TE ISHIN 20 Gr. FRUTA TE GRIRA PA LEKURE.
PO CILI QE REZULTATI:
REZULTATI QE QE NE TE DYJA GOTAT, FRUTAT NE GRAM ISHIN 6(gjashte) GRAM, PRA NGA 3(tre) GRAM PER SEJCILEN GOTE.
S K A N D A L O Z E
Shikoni miqte e mi si abuzojne bizneset me shqiptaret
Ky eshte abuzim jo i vogel e ne dy menyra. Nga nje ane vjedhje ne produktin qe ka pergatitur, i cili ka rreth 2.4% me fruta nga 8% qe shkruhet ne etikete dhe nga ana tjeter qe produkti shitet per ate qe shkruhet ne etikete. Pra mungojne 7.6% fruta, qe i ka ngrene ne leke biznesi dhe qytetari paguan.
Kush duhet te pergjigjet per kete gje?
Ftoj qytetaret e specialistet e sigurise ushqimore, apo drejtuesit e saj, te cilet kane pergjegjesine per te vene perpara pergjegjesise abuzuesit, ku keta te fundit, jam 100% i bindur qe nuk do ndihen, dhe nuk do prononcohen. Le te flasin qytetaret, ne vend te politikes boshe e mashtruese.
Kolege dhe specialiste:
Ngrejeni zerin per abuzimet me qytetaret e ketij vendi. Nuk duhen vetem duartrokitje dhe urra, por edhe venien para pergjegjesise ata qe abuzojne.
Nese kete problem te cilesise e mbulon AKU, ajo duhet te mbaje pergjegjesine, ne te kunderten, nese nuk e mbulon ajo, ahere drejtuesit te dalin e te thone kush e mbulon CILESINE, e sidomos produktet e importit.
Nuk e di se si mundet qe 125 gr kos te marre aromen e kajsise me 3 gram fruta. Eshte vertete interesante.
Ftoj, bizneset e vendit, qe te prodhojne ne vend kos frutash, pasi nuk duhen aparatura e sofistikime.
KRISTAQ BERXHOLI