Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi sot se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale e peshkimit për peshkun Ton në vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë.Krifca u shpreh se “Ndihem krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit. E kemi mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e kemi përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.” Sektori ka marrë një hov pozitiv gjatë viteve të fundit duke dhjetëfishuar punësimet investimet në peshkim si pasojë e mbështetjes së marrë nga skemat e mbështetjes financiare dhe politikat e qeverisë shqiptare për sektorin.