Shqipëria synon të jetë anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, ndersa këtë vit pritet hartimi I një projektligji të ri që mbron prodhuesit e verës në Shqipëri. Kështu u shpreh ministrja e bujqësisë Frida Krifca gjatë takimit me 25 prodhuesit e verës, të disa kantinave më të njohura në vend. Ministrja bëri me dije se fondi për mbështetjen në bujqësi nga IPARD 3 këtë vit është 146 milionë dollar, ndërsa ftoi fermerët dhe prodhuesit të aplikojnë.
30 mijë hektolitra verë u prodhuan nga 67 njësitë prodhuese shqiptare gjatë 2022. Prodhuesit e verës thanë në takim se kanë nisur eksportin e verës dhe në vende të tjera si në Gjermani dhe se ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit për patentimin e këtij produkti dhe krijimin e një marke “Made in Albania”.Gjatë 2022 u shënuan 48 milionë euro eksporte në rrush,ose 22% më shumë se 2021.
“E kemi nisur këtë faqe të re duke mundësuar investime në asete fizike që kanë rritur ndjeshem parametrat e cilësisë dhe infrastrukturën e vreshtave dhe kantinave, pasuar nga dedikimi për të ndërtuar me efektivitet dhe në bashkëpunim të plotë me kantinat një kuadër të ri ligjor për verën që mbron prodhuesit vendor, formalizon sektorin dhe ruan pasurinë e varieteteve autoktone, vijuar më pas me përpjekjet tona masive për të promovuar ndërkombëtarisht e me çdo mjet prodhuesit dhe etiketat tona, si një ekselencë shqiptare duke synuar rritjen e konsumit të etiketave shqiptare në vendin tonë dhe rritjen e eksporteve.”tha Krifca